SHBA, arrin në 54 841 numri i viktimave nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read

SHBA-ja regjistroi 1 330 të vdekur në 24 orë si pasojë e koronavirusit të ri gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Vendi numëron tashmë 54 841 të vdekur, me 964 937 raste infektimi të konfirmuara.

SHBA-ja është shumë larg vendeve më të prekura nga pandemia si për nga numri i të kontaminuarve ashtu dhe për nga numri i të vdekurve.

Share This Article