SHBA-ja do ta mbrojë Tajvanin nëse rrezikohet nga Kina

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se do t’i dalë në ndihmë Tajvanit në rast se sulmohet nga Kina.

“Po, jemi të angazhuar për ta bërë”, ka deklaruar ai. Megjithatë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se komentet e Bidenit nuk nënkuptojnë ndryshim të politikave.

“Ajo që ju duhet të shqetësoheni është nëse ata (Kina) do të përfshihen apo jo në aktivitete që mund të bëjnë gabime serioze.”

Ndërkohë, Tajvani zyrtar ka theksuar se deklaratat e të parit të SHBA-së nuk nënkuptojnë ndryshime në politikë në raport me Kinën. SHBA-ja nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, por i shet armë si pjesë e Aktit të Marrëdhënieve me këtë shtet, raporton BBC.

Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë shtuar pasi kjo e fundit nisi javëve të fundit dhjetëra avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Share This Article