ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Çfarë është në rrezik, ndërsa Trump godet anijen, që e tendos aleancën SHBA-Kolumbi? 3 hours ago
Franca tërhiqet nga premtimi për të ndaluar anijet me emigrantë, thonë burimet për BBC-në 3 hours ago
Mbreti Çarls takon Papën për herë të parë përpara se të luten së bashku në Kapelën Sistina 3 hours ago
Liqeni Baikal, pasuria natyrore siberiane që ruan historinë e 30 milionë viteve 3 hours ago
Sllovakia heq veton, BE miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë: Nga ndalimi i gazit të lëngshëm te kufizimi i lëvizjes së diplomatëve 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

albnews by albnews
23 October, 2025
in Bota
0
SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën vonë sanksione të reja që në shënjestër kanë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil – në përpjekje për t’i bërë trysni Moskës të ulet për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë.

Ky vendim erdhi pak pasi BE-ja e miratoi të paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Moskës, të mërkurën, për luftën e saj kundër Ukrainës, e cila përfshin edhe ndalimin e importeve të gazit të lëngshëm natyral të Rusisë (LNG).

RelatedPosts

Çfarë është në rrezik, ndërsa Trump godet anijen, që e tendos aleancën SHBA-Kolumbi?

Franca tërhiqet nga premtimi për të ndaluar anijet me emigrantë, thonë burimet për BBC-në

Sllovakia heq veton, BE miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë: Nga ndalimi i gazit të lëngshëm te kufizimi i lëvizjes së diplomatëve

Masat e Trumpit pasuan gjithashtu vendimin e Britanisë javën e kaluar për t’i sanksionuar Rosneftin dhe Lukoilin.

“Sa herë që flas me [presidentin rus] Vladimirin, kemi biseda të mira, por ato nuk të shpien askund. Thjesht nuk shpien askund”, tha presidenti amerikan, Donald Trump, pas një takimi me shefin e NATO-s, Mark Rutte, me të cilin bisedoi lidhur me negociatat e paqes.

Njoftimi për sanksionet erdhi një ditë pasi Trumpi njoftoi se takimi i planifikuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Budapest, do të shtyhej për kohë të papërcaktuar.

Vetëm disa orë para sanksioneve, Rusia kreu bombardime të fuqishme mbi Ukrainë, duke i vrarë të paktën shtatë njerëz, përfshirë fëmijë.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se është i gatshëm të ndërmarrë masa të mëtejshme, duke i bërë thirrje Moskës ta pranojë menjëherë një armëpushim në luftën që nisi në shkurt të vitit 2022.

“Duke pasur parasysh refuzimin e presidentit Putin për ta përfunduar këtë luftë të pakuptimtë, Thesari po sanksionon dy kompanitë më të mëdha të naftës në Rusi që financojnë makinerinë e luftës së Kremlinit”, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

“Ne inkurajojmë aleatët tanë të na bashkohen dhe t’i respektojnë këto sanksione”, shtoi ai.

Sipas analistes Rachel Ziemba nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane, sanksionet e SHBA-së pasojnë një lëvizje të ngjashme nga Britania javën e kaluar.

Këto janë sanksionet e para të mëdha kundër Rusisë nga administrata Trump dhe duhet të kenë ndikim më të madh sesa ato të vendosura vetëm nga Britania, sipas saj.

Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale të mërkurën se e anuloi takimin e planifikuar në Hungari me Putinin, sepse nuk ndiente se ishte koha e duhur.

Kjo ishte një tjetër shenjë se durimi i Trumpit po soset.

“Nuk më dukej e drejtë. Nuk ndjeva se do të arrinim aty ku duhet të arrijmë”, tha Trump.

Paketa e 19-të e BE-së

Vendet e Bashkimit Evropian të enjten miratuan edhe formalisht paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës, e cila përfshin edhe ndalimin e importeve të gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Të gjitha 27 shtetet anëtare e kishin miratuar paketën qysh të mërkurën në mbrëmje, pasi Sllovakia hoqi dorë nga bllokimi i saj.

“Është një paketë e rëndësishme që synon burimet kryesore të të ardhurave të Rusisë përmes masave të reja energjetike, financiare dhe tregtare”, tha presidenca daneze e BE-së.

Ndalimi i LNG-së do të hyjë në fuqi në dy faza: kontratat afatshkurtra do të përfundojnë pas gjashtë muajsh, ndërsa kontratat afatgjata nga 1 janari 2027.

Sanksionet po ashtu përfshijnë futjen e cisternave ruse të naftës në listën e zezë dhe kufizime udhëtimi për diplomatët rusë.

Kjo është paketa e 19-të e sanksioneve që BE-ja ka vendosur që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në vitin 2022.

Ato u prezantuan muajin e kaluar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila tha se blerja e karburanteve fosile nga Rusia po financon luftën ruse.(REL)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Çfarë është në rrezik, ndërsa Trump godet anijen, që e tendos aleancën SHBA-Kolumbi?

Çfarë është në rrezik, ndërsa Trump godet anijen, që e tendos aleancën SHBA-Kolumbi?

23 October, 2025
Franca tërhiqet nga premtimi për të ndaluar anijet me emigrantë, thonë burimet për BBC-në

Franca tërhiqet nga premtimi për të ndaluar anijet me emigrantë, thonë burimet për BBC-në

23 October, 2025
Mbreti Çarls takon Papën për herë të parë përpara se të luten së bashku në Kapelën Sistina

Mbreti Çarls takon Papën për herë të parë përpara se të luten së bashku në Kapelën Sistina

23 October, 2025
Liqeni Baikal, pasuria natyrore siberiane që ruan historinë e 30 milionë viteve

Liqeni Baikal, pasuria natyrore siberiane që ruan historinë e 30 milionë viteve

23 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result