SHBA-ja i ndan udhët me pjesën tjetër të botës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Humbja e respektit global për SHBA-në po shndërrohet në një shfaqje ndërkombëtare horrori, teksa bota po e shikon syhapur fuqinë më të madhe teksa ndërmerr përpjekje që përkojnë me shtetet më të varfra të globit për ta vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zhytur në një territor të paeksploruar, duke ia mësyrë udhës për t’u bërë më e cenuara nga COVID-19 dhe aleatja më e paqëndrueshme për miqtë.

Humbja e respektit global për SHBA-në po shndërrohet në një shfaqje ndërkombëtare horrori, teksa bota po e shikon syhapur fuqinë më të madhe teksa ndërmerr përpjekje që përkojnë me shtetet më të varfra të globit për ta vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, shkruan CNN.

Tre vjetët e gjysmë të Donald Trumpit në detyrën e presidentit e kanë ndryshuar reputacionin ndërkombëtar të Amerikës dhe mbase edhe rolin e saj të ardhshëm, në një mënyrë që dukej e paimagjinueshme në kohën kur ai e dha betimin për postin me t’u ngjitur shkallëve të Capitoll Hillit më 20 janar 2017.

Tonet që ai i përdori atë ditë ishin një lloj paralajmërimi: “Duhet t’i mbrojmë kufijtë tanë nga rrënimi që vendet e tjera ua bëjnë prodhimeve tona, duke i vjedhur kompanitë tona dhe shkatërruar vendet tona të punës”.

Share This Article