ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 4 minutes ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 8 minutes ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 10 minutes ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 13 minutes ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 17 minutes ago
Next
Prev
Home Maqedonia

SHBA-ja kërkon zbardhjen e rastit “Reket”

albnews by albnews
5 August, 2019
in Maqedonia
0
SHBA-ja kërkon zbardhjen e rastit “Reket”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bisedimet e pranimit të vendit në Bashkimin Evropian gjithashtu do të varen nga rezultati i hetimit për rastin “Reket “, i cili duhet të zbulojë nëse në zhvatjen e Boki 13 është përfshirë edhe shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva.

Këtë mesazh e dërgoi Zëvendës Ndihmës Sekretari i amerikan i shtetit Methju Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës.

RelatedPosts

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

“Këto janë akuza serioze dhe të gjitha akuzat e tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioze. Ne mbështesim një hetim të plotë, thelbësor dhe transparent për këto akuza dhe nëse ka prova, një aktakuzë të përshtatshme. Kjo është një mundësi për autoritetet në Maqedoninë e Veriut të demonstrojnë gatishmëri për të respektuar sundimin e ligjit“, tha Methju Palmer zv/ndihmës sekretar amerikan i shtetit.

Përpara Palmerit, mesazhe për të zbuluar të gjithë të përfshirët në shantazhin e Boki 13, dërgoi dhe Komisioneri i BE-së Johanes Han, si dhe Filip Riker. Dhe ndërsa faktori ndërkombëtar kërkon një hetim të plotë – hetimi në vend është në pauzë. Prokurorët janë me pushime dhe Katica Janeva është gjithashtu me pushime. Pas pushimeve, Prokuroria për Krim të Organizuar duhet të zbulojë se përse Janeva ka fshirë gjithçka nga telefoni që pretendonte se e kishte humbur dhe nëse është përpjekur të fsheh diçka nga Vilma Ruskoska. Opozita edhe sot kërkoi të hetohet përfshirja e mundshme në “Reket” e zyrtarëve të LSDM-së.

“Oktapodi nuk pushon, pushon vetëm prokuroria- Ruskoska . Ndërsa me pushime është dhe Katica Janeva, oktapodi dhe e ashtuquajtura organizatë  joqeveritare për skandalin “Reket”, ku gjysma e anëtarëve të LSDM-së kanë mundësinë të shkatërrojnë lirshëm çdo provë dhe të ndikojnë tek dëshmitarët eventualë”, pohoi Naum Stoilkovski,  VMRO-DPMNE.

Në “Reket” për  momentin të dyshuar janë Boki13 dhe Zoki Kiçeec. Kanë zhvatur 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev, duke premtuar se do të ndalonin hetimin e PSP-së kundër tij për pastrim parash. Kamçev fillimisht rastin e paraqiti tek Zaevi dhe më pas në prokurori. Ai gjithashtu siguroi pamjet video të dorëzimit të parave si dhe një regjistrim audio, ku dëgjohet një prokuror nga PSP-ja si flet në interfon. Katica Janeva ka mohuar përfshirjen në “Reket” dhe ka thënë se Boki 13 e ka përdorur emrin e saj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result