ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri 3 hours ago
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria 6 hours ago
Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë 7 hours ago
Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë 9 hours ago
Italia nderon Silvio Berluskonin, Aeroporti i Malpensës do të mbajë emrin e tij 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

SHBA “ndez motorët” për Asociacionin e komunave serbe, cakton datën për diskutimet e para

albnews by albnews
24 January, 2023
in Kosova
0
SHBA “ndez motorët” për Asociacionin e komunave serbe, cakton datën për diskutimet e para
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara përmes ambasadës së tyre në Kosovë kanë njoftuar se më 31 janar do të mirëpresë një diskutim mbi Asociacionin e komunave serbe, ku do të jenë të ftuar liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ambasada ka thënë për Radio Europa e Lirë se synim i saj është “të avancojë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja. “Ne jemi duke organizuar këtë diskutim, në përputhje me synimin tonë për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, por edhe si reflektim i miqësisë sonë për kohë të gjatë, dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”.

RelatedPosts

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë

Zëri i gruas dhe zëri i kujtesës: Dy libra që i japin zë përvojës njerëzore

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht që Kosova ta respektojë Marrëveshjen për Asociacionin, për të cilin u arrit një marrëveshje në 2013 që u rrezua nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni synonte mbrojtjen dhe respektimin e interesave të dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë, veçanërisht në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

SHBA sheh miratimin e Asociacionit si një hallkë vendimtare në zgjidhjen e ngërçit midis Prishtinës dhe Beogradit.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në muajin dhjetor deklaroi se, nëse Qeveria e Kosovës nuk gjen mënyrë për formimin e Asociacionit, SHBA-ja do të kërkojë “partnerë alternativë”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

12 December, 2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

12 December, 2025
Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë

Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë

12 December, 2025
Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

12 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result