Turpërohet nga Lazio, Milan zhytet në krizë. Hysaj luan 90 minuta

 216 total views,  1 views today

Milan ka pësuar një disfatë të rëndë ndaj Lazios në transfertë, në ndeshjen e fundit të fazës së parë të Serisë A.

Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0, në një ndeshje të dominuar nga vendasit nga fillimi në fund.

Milinkovic-Savic, Zaccagni, Luis Alberto (penallti) dhe Felipe Anderson ishin autorët e golave për bardhekaltërit, që me këtë fitore ngjiten në vendin e tretë të renditjes, duke barazuar me pikë (37) Interin dhe Romën.

Elseid Hysaj luajti 90 minuta në këtë triumf të lacialëve ndaj kampionëve në fuqi të Italisë.

Ndërkohë, kuqezinjtë vijojnë të mbeten në vendin e dytë, me 38 pikë, por tashmë të shkëputur 12 pikë nga Napoli kryesues.