SHBA, paketë të re ndihme prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia kercenon NATO dhe SHBA  Do te godasim automjetet qe cojne arme ne Ukraine 1280×720

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar një paketë të re të ndihmës ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin kryesisht municione për artileri dhe sisteme të tjera armësh, si dhe raketa “Himars”.

Sipas Pentagonit, armët dhe municionet me vlerë 500 milionë dollarë do të sigurohen nga rezervat ushtarake amerikane. Mediat e huaja shkruajnë se Ukrainës do t’i sigurohen municione dhe armë të tjera me vlerë 2.1 miliardë dollarë, të cilat do të ofrohen nga industria.

“Këto përfshijnë sistemet e radarëve për mbrojtjen ajrore, pajisjet e komunikimit, raketahedhës dhe automjete të llojeve të ndryshme si cisterna dhe mjete transporti dhe rikuperimi. Paketa e re është dërgesa e 35-të e armëve nga rezervat amerikane në Ukrainë që nga gushti 2021”, thotë Pentagoni.

Share This Article