ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 4 hours ago
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford 8 hours ago
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç 8 hours ago
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës 8 hours ago
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA paralajmëron zhvendosjen e trupave nga Gjermania në Poloni

albnews by albnews
10 August, 2019
in Bota
0
SHBA paralajmëron zhvendosjen e trupave nga Gjermania në Poloni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump në Gjermani, tha të premten se mungesa e gatishmërisë nga ana e kancelares Angela Merkel për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, mund të mos i lërë asnjë zgjidhje Shteteve të Bashkuara përveçse të lëvizë trupat amerikane të vendosura në Gjermani, drejt Polonisë.

Komentet e Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Gjermani, janë një sinjal rreth padurimit të zotit Trump për shkak të dështimit të zonjës Merkel të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto siç përcaktohet nga NATO.

RelatedPosts

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

“Është fyese të supozosh se taksapaguesit amerikanë do të vazhdojnë të paguajnë më shumë se 50 mijë amerikanë në Gjermani, ndërsa gjermanët e shpenzojnë atë pjesë që i detyrohen aleancës për programet vendase”, tha zoti Grenell për agjencisë gjermane të lajmeve dpa.

Planet fiskale të Gjermanisë, anëtari i dytë më i madh i NATO-s, parashikojnë rritje të buxhetit të mbrojtës në 1.37 për qind të PBB-së vitin e ardhshëm përpara se të pësojnë një ulje në 1.24 për qind në 2023-n.

Vendet e Evropës Lindore si Polonia dhe Letonia, që i druhen Rusisë pas aneksimit të Krimesë në 2014-n, i kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake në nivelin e objektivit të vendosur nga aleanca, 2 për qind, gjë që është vlerësuar nga zoti Trump i cili kërkon që Gjermania të bëjë të njëjtën gjë.

Shtetet e Bashkuara janë ankuar lidhur me buxhetin e Gjermanisë përpara administratës Trump, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar që nga koha kur ai u bë president.

Të dy aleatët kanë mosmarrëveshje për një varg çështjesh si Irani, tarifat tregtare si dhe linja e trasmetimi të gazit NordStream 2 nga Rusia në Gjermani.

Zoti Trump tha në qershor se do të zhvendosë 1 mijë trupa amerikane nga Gjermania në Poloni. Kjo e fundit e sheh masën si parandalim ndaj një agresioni të mundshëm rus.

Ambasadorja amerikane në Poloni Georgette Mosbacher ka bërë kritika të ngjashme rreth ngurimit të Gjermanisë për të ofruar më shumë burime financiare për NATO-n.

“Polonia e ka përmbushur detyrimin e saj ndaj NATO për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së për mbrotjen. Gjermania jo! Ne do t’i mirëpresim trupat amerikane që do të vijnë nga Gjermania në Poloni”, shkruante ajo në një postim në Twitter të enjten.

Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 33 mijë ushtarë në Gjermani dhe një kontigjent prej 17 mijë punonjësish civilë amerikanë në mbështetje të tyre. Besohet se Shtetet e Bashkuara kanë gjithashtu një arsenal bërthamor në Gjermani.

“Presidenti Trump ka të drejtë, sikurse Georgette Mosbacher”, i tha zoti Grenell agjencisë së lajmeve dpa.

“Presidentë të shumtë i kanë kërkuar vendit me ekonominë më të madhe në Evropë të paguajë për mbrojtjen e vet. Kjo kërkesë është bërë përgjatë shumë vitesh, e nga shumë presidentë”, tha ai. Zoti Grenell shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të reagojnë nëse Gjermania vazhdon të injorojë kërkesën e Presidentit Trump për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Këtë muaj Presidenti Donald Trump udhëton drejt Francës për takimin e Grupi të 7-s, ku Irani pritet të jetë një temë kryesore. Zoti Trump do të vizitojë gjithashtu Poloninë dhe Danimarkën. Në fillim të këtij muaji ambasadori Grenell kritikoi Gjermaninë për hezitimin e treguar për t’iu bashkuar një misioni detar amerikan në ngushticën e Hormuz, pranë Iranit. /VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

16 September, 2025
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

16 September, 2025
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

16 September, 2025
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result