SHBA, rekord infektimesh me Covid-19, 140543 raste të reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një moment kur vëmendja është te presidentit të ri, në Shtetet e Bashkuara të Amerikiës është shënuar një tjetër rekord infektimesh me Covid-19.

Në SHBA janë raportuar 140543 raste të reja, shifra më e lartë e infektimeve që në momentin kur ka nisur pandemia. Sipas të dhënave të publikuara nga universiteti John Hopkins kjo është dita e nëntë që në SHBA janë raportuar më shumë se 100 mijë raste.

Dita e dytë me rastet më të shumta është e marta me 136 mijë 325 raste të reja. Gjithashtu edhe numri i të shtruarve në spital është rritur, ku raportohen 61 mijë e 964 të shtruar në spital, shifra më e lartë që në fillimin e pandemisë.

Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendi me numrin më të lartë të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19.

Share This Article