SHBA shënon nivelin më të lartë të papunësisë që nga Lufta e Dytë Botërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 20 milion njerëz në SHBA humbën punën gjatë muajit Prill dhe shkalla e papunësisë u trefishua si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, duke shkaktuar një krizë të madhe financiare.

Departamenti i Punës në SHBA njofton se niveli i papunësisë u rrit në 14.7% nga vetëm 4.4% në muajin mars dhe një ulje afërsisht 50-vjeçare prej 3.5% në shkurt, përpara se të goditej nga virusi.

Fitimet e një dekade punë janë zhdukur brenda dy muajve. Kulmi i mëparshëm për papunësinë ishte 10.8% në 1982 dhe humbja më e madhe mujore e punës, erdhi në shtator 1945 në fund të luftës së dytë botërore, kur vendi po demobilizohej.

“Këta janë shifra të vërteta,” tha Jason Reed, profesor i financave në Kolegjin e Biznesit Mendoza të Universitetit të Notre Dame. “Ne nuk kemi parë diçka të tillë prej vitesh”.

Share This Article