Në Mal të Zi, me dozën e parë të vaksinës anti-COVID deri më tani janë vaksinuar 36.6 për qind e popullatës së rritur ndërsa janë vaksinuar me të dy dozat 32.5 për qind.
Deri më tani janë dhënë 315.653 doza të vaksinës anti-COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit, 1.187 persona morën dozën e parë të vaksinës ndërsa 612 persona morën dozën e dytë në atë periudhë.
Vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Mal të Zi filloi më 4 maj.