SHBA, shkalla e papunësisë bie në 10,2 %

albnews
By
1 Min Read

Shkalla e papunësisë në SHBA ra në 10,2 % në korrik, raportoi sot Byroja e Statistikave të Punës (BLS).

Ekonomia shtoi rreth 1,8 milionë vende pune, duke mposhtur pritshmëritë e Wall Street-it.

“Përmirësimi i vendeve të punës reflekton rifillimin e vazhdueshëm të veprimtarisë ekonomike, që ishte kufizuar për shkak të pandemisë”, tha BLS.

Vendet e fituara të punës janë në sektorët e kohës së lirë, mikpritjes, qeverisë, tregtisë me pakicë dhe shërbimeve të tjera.

Share This Article