SHBA: Sulmi i Rusisë në Ukrainë do të ishte i tmerrshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjenerali i lartë amerikan Mark Milley ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte “i tmerrshëm” dhe do të çonte në një numër të konsiderueshëm viktimash.

Gjenerali Milley e përshkroi grumbullimin e 100,000 trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës si më të madhin që nga Lufta e Ftohtë.

Por Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, tha se konflikti mund të shmanget ende përmes diplomacisë.

Rusia mohon planet për të pushtuar dhe thotë se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është një kërcënim, raporton BBC.

Në një konferencë shtypi në Pentagon të premten, gjenerali Milley – oficeri më i lartë ushtarak i presidentit amerikan Joe Biden – paralajmëroi se shkalla e forcave ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën nënkuptonte se një sulm do të kishte pasoja të rënda.

Lufta në zona të dendura urbane do të ishte “e tmerrshme, do të ishte e tmerrshme”, theksoi gjenerali Milley.

Share This Article