Pandemia e koronavirusit do të përkeqësohet nëse qeveri të caktuara nuk ndërmarrin veprime vendimtare për të frenuar përhapjen e sëmundjes, paralajmëroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).
Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha që ne po shohim “rritje të rrezikshme në raste” në vendet ku “masat e provuara për uljen e rrezikut nuk zbatohen ose ndiqen”.
Në konferencën e sotme në Gjenevë Dr. Tedros tha se “Më lejoni ta them troç – shumë vende janë drejtuar në drejtim të gabuar”.
“Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe njerëzve nuk e pasqyrojnë këtë.”
Dr Tedros tha se “mesazhet e përziera nga udhëheqësit” po minojnë besimin e publikut në përpjekjet për të sjellë nën kontroll pandeminë.
Ndërsa Dr Tedros nuk i përmendi ata udhëheqës me emër, disa mund të interpretojnë fjalët e tij si një paralajmërim për presidentin amerikan Donald Trump dhe të tjerët, që janë kritikuar gjerësisht për trajtimin e tyre të pandemisë.
“Nëse veprimet nuk ndiqen, ka vetëm një mënyrë sesi do të shkojë kjo pandemic. Do të keqësohet, keqësohet dhe keqësohet.”/BBC