Shembet një pjesë e stadiumit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Momente paniku për klubin me mjaft histori në Holandë, Az Alkmaar. Stadiumi i ekipit “AFAS Stadion” ka pësuar shembje pas erërave të forta që kanë përfshirë Holandën këtë të shtunë. 

Në pamjet e publikuara nga mediat holandeze shihet qartë që në pjesën veriore të stadiumit, çatia e impiantit ka rënë në tribunë. Gjatë momentit që ndodhi tragjedia nuk kishte asnjë person në afërsi të tij. 

Az Alkmaar e zhvilloi ndeshjen e fundit në këtë impiant të dielën e kaluar, ndërkohë që takimi i Europa League ndaj ukrainasve të Mariupol të enjten pritet të luhet në një stadium tjetër.

Stadiumi “AFAS” u hap në vitin 2006 dhe ka një kapacitet prej 17,000 spektatorësh./Ora/

Share This Article