Pelegrinët myslimanë shënojnë Kurbanin Bajramin në përfundim të haxhillëkut

albnews
By
1 Min Read

Pelegrinët në haxhillëkun e përvitshëm në Arabinë Saudite goditën me gurë shtyllat që përfaqësojnë djallin, një goditje simbolike e së keqes.

Mbi dy milionë myslimanë janë mbledhur në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm pesëditor.

Besimtarët e kaluan të shtunën në një kampim të madh përreth kodrës ku sipas Islamit, Zoti vuri në provë besimin e Abrahamit duke e urdhëruar të sakrifikonte të birin, Ismailin. Ky është gjithashtu vendi ku Profeti Muhamed bëri lutjen e fundit.

Haxhillëku përfundon me Kurbanin e Madh që festohet nga myslimanët në gjithë botën.

Share This Article