Shembje shkëmbinjsh në “Rrugën e Arbrit”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Rruga e Arbrit” nga Tirana deri në Klos u hap vetëm dy ditë më parë, segmenti tjetër nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit po vijon të degradohet.

Edhe pse ky lot është përfunduar si trase që në vitin 2012, ai nuk është vënë kurrë në funksion, por ç’është më e keqja rruga po degradohet çdo ditë e më shumë.

Një masiv i madh shkëmbor ka rënë në trasenë e rrugës së fshatit Plan i Bardhë duke e bllokuar totalisht atë.

Banorët e zonës ndjehen të rrezikuar pasi lëvizin aty çdo ditë me bagëti. Banorët kërkojnë që të merren masa pasi iu rrezikohet jeta.

Po ashtu ky aks përdoret edhe nga subjekte që operojnë në zonë si dhe qytetar kureshtar për të vizituar Urën e Vashës. Nga ana tjetër firma e cila po ndërton “Rrugën e Arbrit” nuk e ka marrë përsipër aksin Ura e Vashës – Qafa e Buallit për shkak të problemeve që paraqet.

Share This Article