Sherr me thika mes nxënësve në Shkodër, tre të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një konflikt mes adoleshentëve ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku janë përfshirë tre të rinj, mes tyre edhe dy vëllezër.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:10 dhe dyshohet se sherri ka nisur për motive të dobëta, duke u përshkallëzuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, në konflikt janë përfshirë shtetasi A. K. dhe vëllezërit F. Th. dhe K. Th.. Të tre të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e shkaqeve që çuan në konfliktin mes adoleshentëve.

Share This Article