Shira të dendur dhe rrëshqitje dheu në Itali, 120 persona të zhvendosur në Piemonte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shira të dendur kanë goditur rajonin veriperëndimor italian të Piemonte-s, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut pas daljes nga shtrati të lumit Merdovine, njoftuan mediat këtë të hënë. 

Një person është plagosur dhe pesë të tjerë janë zhdukur gjatë natës nga shirat e dendur në Bardonecchia, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA. Por ky lajm u hodh poshtë më vonë nga, zëvendëskryeministri italian, Antonio Tajani, i cili njoftoi se pesë personat e zhdukur ishin gjetur.

Përmbytjet detyruan zhvendosjen e 120 personave, të cilët u strehuan hotelet dhe në kampet e Kryqit të Kuq Italian. Furnizimi me gaz në zonë është ndërprerë për shkak të rrezikut të shpërthimeve, ndërsa raportohet se janë dëmtuar edhe urat në rajon.

Share This Article