Dy italianë, njeri nga Napoli dhe tjetri nga Milano mbi 60 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë mashtruar duke i shitur argjendarëve në Tiranë dhe në Podgoricë, flori falso në formë kokrrizash me vlerë 200 mijë euro.
Personat në fjalë e nisën këtë aktivitet në qershor, ndërsa në gusht ata u kthyen përsëri për të mashtruar, këtë radhë në Elbasan.
Policia e Elbasanit, pasi ka marrë njoftimin, ka organizuar operacionin “Fake Gold” dhe i ka vënë prangat, Fortunato Maddaloni dhe Riccardi Gennario, që kishin sjellë për të shitur ar të përzier me metale të tjera.
Ndërkohë Hetuesit e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Elbasani organizuan operacionin policor të koduar “Fake Gold” dhe i arrestuan në flagrancë, Maddaloni, 67 vjeç, banues në Napoli të Italisë dhe Gennario, 76 vjeç, banues në Milano, Itali.