Urimi nga ushtarakët shqiptarë dhe aleatët në 108-vjetorin e pavarësisë

albnews
By
1 Min Read

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar urimin e ushtarakëve shqiptarë por dhe ushtarakëve të vendeve aleate të NATO-s në 108-vjetorin e pavarësisë.

Një urim për Ditën e Pavarësisë dhe të Flamurit nga 20 vende të botës ku Shqipëria ka misionet dhe përfaqësitë e saj nga efektivët e Forcave të Armatosura.

“108 vite pas shpalljes së pavarësisë, flamuri ynë  valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB”, shkruan ministrja Xhaçka.

https://www.facebook.com/watch/?v=1147471092316485
Share This Article