Shitje e 100 000 makinave elektronike/Tesla e Elon Musk kalon vlerën e 1 trilionë dollarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania e Elon Musk, Tesla, ka kapërcyer në aksione vlerën e 1 trilionë dollarëve.

“Bloomberg” raporton se një ndër shkaqet për këtë rritje të menjëhershme është shitja e 100 000 makinave elektrike kompanisë “Hertz Global Holding Inc” e cila synon elektrifikimin e flotës së vet të makinave që jepen me qira.

Lajmi në vetvete paraqet interes edhe për faktin se “Hertz” ka aplikuar vitin e kaluar për falimentim për shkak të pandemisë së CoVid-19. Blerja e fundit e ka qarkulluar një shifër prej 4.2 miliardë dollarë, ndërkohë që raportohet se ky proces do të përfshijë të gjithë flotën e saj prej 500 mijë makinash.

Si pasojë e kësaj blerjeje, aksionet e “Tesla” u rritën me 13% duke e shndërruar atë në një ndër pesë kompanitë amerikane që vlen mbi 1 trilionë dollarë.

Share This Article