Shiu dhe ‘Salillari’ dëmtojnë “Urën e Zogut” në Milot

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ura e Zogut” në Milot ka pësuar dëmtime serioze, që mund të jenë fatale për një ndër monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Një nga këmbët e urës, u fundos me rreth 2 metra dy javë më parë nga shirat. Por tashmë reshjet e fundit e kanë fundosur atë edhe me 40 centimetra, çka ka bërë që dëmtimet të jenë edhe më serioze. Dëmtimi i urës vijon prej vitesh, ndërsa kompania “Salillari” ngarkon kamionët me zhavorr në lumë. Edhe pse pas shumë denoncimeve të mediave, dhe dhënies së alarmit për rrezikun e shembjes, Ministria e Kulturës që është përgjegjëse për ruajtjen e monumenteve ende nuk ka marrë asnjë masë.

Share This Article