Gjendet i pajetë alpinisti i njohur Ndoc Mulaj, ra në humnerë në Malin e Munellës

albnews
By
1 Min Read

Gjendet i vdekur alpinisti Ndoc Mulaj 60-vjeç, i cili pasditen e sotme gjatë ngjitjes në malin e Munellës në Pukë rrëshqiti duke përfunduar në humnerë.

Pas 6 orësh kërkime, gazetari i “ABC” Simon Shkreli raporton se Mulaj është gjetur i pajetë.

Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë për shkak të terrenit, motit të ftohtë dhe errësirës.

Ai ndodhej në malin e Munellës për të xhiruar një reportazh bashkë me gazetarin Alfred Lela i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Gjatë ngjitjes në këmbë dy prej alpinistëve ranë nga lartësia duke përfunduar në humnerë. Pas dy orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e Ilir Shytit.

ABC mëson se Shyti është dërguar në spitalin e Pukës në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa Mulaj ndërroi jetë.

Share This Article