Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi kryetarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku.

Gjyqtari Petku doli në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 2 prill. 

Sipas Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive gjyqtari kishte mungesë të burimeve të ligjshme, deklarim të rremë, fshehje pasurie për ¼ për tre troje e dy banesa.

Nga hetimi i KPK rezultoi se, familja Petku kishte kryer dhe një transaksion në vitin 1996 prej 520 mijë dollarë me firmën piramidale Vefa.

Petku drejtoi prej katër vitesh Gjykatën e Apelit për Krime te Rënda ku ka qenë edhe pjese e shqyrtimit të disa dosjeve te rëndësishme. Ai ishte edhe pjesë e treshes që po shqyrton dosjen Shullazi në këtë gjykatë.  

Shkarkohet edhe një prokuror

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi edhe drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademin. 

Seanca dëgjimore ndaj prokurorit Ademi u zhvillua të premten (5 prill). Shkelja e etikës dhe shoqërimi me persona që kanë qenë duke u hetuar për armëmbajtje e trafik droge penalizuan Ademin.

Sipas rezultateve të vettingut, rezultoi se ai kishte folur në telefon me shtetasin E.M që e kishte hetuar për armëmbajtje, si dhe kishte udhëtuar drejt Kosovës në 2014 me automjetin e një të hetuari për trafik droge.

Po ashtu vettingu i gjeti Ademit probleme me pasurinë, edhe se sipas raportit të ILDKPI-s ai kishte burime për ti justifikuar, por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite.

Vetë Ademi ka akuzuar ILDKPI –në se kishte shkelur ligjin dhe kishte cënuar sigurinë e tij duke publikuar deklaratat e tij në media./Ora News/

Share This Article