Ndryshimi klimatik pritet të shkaktojë ngritje të shkaktojë shkretëtirëzim në shumë rajone anembanë botës. Megjithatë në Siberinë Jugore, ndryshimi klimatik po ngrit shkallën e reshjeve, duke bimët të lulëzojnë edhe në sipërfaqe të dunave të rërës.
Dunat, të cilat përfshijnë një hapësirë prej 15 kilometrash katrorë, janë shumë të vjetra, thonë shkencëtarët që kanë nisur ta studiojnë fenomenin prej vitit të kaluar.
Një ekip shkencëtarësh nga universiteti shtetëror i Republikës së Tivas ka arritur të analizojnë diçka që nuk ishte pritur se mund të ndodhte këtu. Dhe në epokën e klimës që po ngrit temperaturat, dunat nuk po përhapen. Në të vërtetë ato po zhduken para syve të shkencëtarëve. Dhe shkretëtira faktikisht po kthehet në territor të gjelbëruar prej plepave.
Lideri i ekipit të shkencëtarëve, Sergej Kirpotin, ka thënë se edhe banorët e rrethinës u kanë thënë se shkretëtira po gjelbërohet në mënyrë të pazakonshme. Ende nuk dihen arsyet shkencore për këtë ndryshim, por shkencëtarët tashmë besojnë se ndryshimi klimatik është një prej faktorëve të këtij ndryshimi të madh.
Autoritete ruse thonë se në këtë rajon është shënuar ngritje e temperaturës mesatare vjetore, dimrat janë bërë më të butë dhe se ka pasur ngritje të shkallës së reshjeve të shiut dhe lagështisë, duke e kthyer shkretëtirën në terren të përshtatshëm për lloje të ndryshme drunjsh.