Shkoi në Londër për funeralin e Mbretëreshës, presidenti brazilian bëhet “viral”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I pranishëm në Londër për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, presidenti brazilian ka filmuar vetën në një pikë karburanti, ku nuk kursen habinë për çmimin e lartë.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka ditur gjithmonë të marrë vëmendje publike, madje dhe duke u bërë viral në rrjetet sociale. I pranishëm në Londër për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, presidenti brazilian ka filmuar vetën në një pikë karburanti, ku nuk kursen habinë për çmimin e lartë.

Kreu i presidencës e postoi këtë video duke u përcjellë mesazhin qytetarëve se çmimin e karburantit e paguajnë shumë herë më lirë se anglezët. Ai publikoi një tabelë elektronike, e cila tregonte çmimin 161.9 p për një litër benzinë. Sipas tij, kostoja është “praktikisht dyfishi i mesatares së shumë shteteve braziliane” dhe gjithashtu pretendoi se karburanti në Brazil është ndër më të lirët në botë.

Unë jam këtu në Londër, Angli, dhe çmimi i benzinës është 1.61£, kjo është rreth 9.70 R$ për litër. Benzina jonë është në fakt, ndër më të lirat në botë”, theksoi presidenti i Brazilit.

Share This Article