Shkon në 21 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rritet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, duke mbërritur në 21 dhe atyre të prekur në 821.

Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një konference për shtyp Angelo Borrelli, shefi i Mbrojtjes Civile në Itali.

Ndërkohë, janë 345 persona që po kurohen në spital, ndërsa 422 të tjerë janë duke u kuruar në shtëpi.

64 prej të prekurve janë në terapi intensive.

Shpërthimi më i madh me të prekur mbetet ai i Vo Euganeo, me 70 raste, i ndjekur nga Treviso me 23, pastaj Venecia me 10, Limena me 9, Milano me 5 dhe Vicenza me 3.

Share This Article