Ka shkuar në mbi 560 mijë numri i personave që kanë vdekur në Brazil nga Covid-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Brazil u regjistruan 40.054 raste të reja duke e çuar në 20.066.587 numrin total të të infektuarve, ndërsa raportohet për 1099 vdekjde gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 560.706 numrin e personave që kanë humbur jetën.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në këtë shtet është rritur në 18.840.232.
Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 dhe vendi i tretë për sa i përket numrit të rasteve. Qendra e tregtisë së Brazilit, rajoni Sao Paulo me 4.094.211 raste dhe 140.135 vdekje nga COVID-19, është rajoni më i prekur nga pandemia.
Procesi i uljeve dhe rritjeve të rasteve vazhdon edhe pse deri më sot mbi 146 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës për COVID-19.
Qarqe të ndryshme në Brazil mendojnë se pandemia është keqmenaxhuar dhe se përgjegjësi i kësaj është presidenti Jair Bolsonaro.
Bolsonaro është kritikuar shpesh për shkak të qëndrimeve të tij nënvlerësuese ndaj COVID-19 dhe qëndrimeve kritikuese ndaj masave të marra kundër pandemisë