Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë të kimikaleve në Wuhan, humbin jetën 6 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjashtë persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm që ka ndodhur në një fabrikë të kimikaleve në afërsi të qytetit kinez Wuhan, ku muaj më parë kishte shpërthyer epidemia e coronavirusit.

Pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror, shfaq një re tymi të zi që ngritet në ajër mbi fabrikën në provincën Hubei.

Raportohet se katër persona tjerë janë lënduar, kurse autoritetet kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet për të mësuar shkakun e shpërthimit.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 5:30 pasdite në një fabrikë që është në pronë të Lanhua Silicone në qytezën Xiantao. Edhe pse quhet qytezë, ka 1.5 milion banorë dhe gjendet vetëm 109 kilometra larg Wuhanit.

Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror janë marrë nga kamerat e sigurisë, ku shfaqin turmën para fabrikës së përfshirë nga zjarri.

Share This Article