“Problemi teknik” shkaktoi publikimin e numrave, tha qeveria; rastet nga periudha e mëparshme do të shtohen në ditët në vijim
Britania dje regjistroi 12.872 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 480.017.
Rritja e madhe është pothuajse dyfishi i shifrës së të premtes.
Një “problem teknik” ka shkaktuar vonesë në publikimin e numrave, problem ky që nga ajo kohë është zgjidhur. Por kjo do të thotë se rastet shtesë në Angli nga periudha e mëparshme midis 24 shtatorit dhe 1 tetorit do të shtohen në rastet e ditëve në vijim.
Është e paqartë se sa raste të reja janë nga e shtuna dhe sa janë nga periudha e mëparshme.
Shifra përndryshe do të ishte më e larta e regjistruar, duke përjashtuar periudhën në fillim të pandemisë, kur testimet sapo kishin filluar të rritet, dhe që pothuajse me siguri kishte numra më të lartë të rasteve sesa ato që raportoheshin në atë kohë.
Qeveria gjithashtu njoftoi se 49 njerëz vdiqën nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 42,317.