Shpërthimi në Britani, tre të arrestuar si të dyshuar për terrorizëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona janë arrestuar në bazë të Aktit të Terrorizmit pasi një person u vra në një shpërthim makine jashtë Spitalit të Grave në Liverpool, Britani.

Një taksi që transportonte një pasagjer u tërhoq pak para orës 12:00 – pasi duhej të fillonte një heshtje kombëtare prej dy minutash për të Dielën e Përkujtimit – dhe shpërtheu. Shoferi e kishte vërejtur me kohë që pasagjeri ishte i rrethuar me bombë dhe e kyçi brenda.

Pasagjeri u deklarua i vdekur në vendngjarje dhe ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

Shoferi ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

Detektivët nga Policia e Kundër Terrorizmit thanë se tre burra – 29, 26 dhe 21 vjeç – u arrestuan në zonën e Kensington të qytetit.

Ata thanë se po vazhdonin të hetonin për shkakun e shpërthimit dhe po punonin me policinë Merseyside ndërsa hetimi vazhdonte “me ritëm”. Shërbimi i sigurisë, MI5, po ndihmon gjithashtu.

Oficerët e armatosur kanë kryer bastisje në pronat në Rutland Avenue pranë Sefton Park dhe Boaler Street në Kensington.

Oficerët e specializuar mbeten jashtë një shtëpie në Rutland Avenue, në një operacion që policia thotë se ka lidhje me shpërthimin.

Share This Article