Shpërthimi në veri të Kosovës, reagon ambasadori amerikan: Dënojmë aktet e dhunës, hetim të plotë dhe të nxirren para drejtësisë autorët

albnews
By
1 Min Read

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar pasi në veri të Kosovës ka ndodhur një shpërthim me bombë e ku fatmirësisht s’ka pasur asnjë të lënduar.

Hovenier ka thënë se është thellësisht i tronditur me një gjë të tillë dhe ka dënuar veprime të tilla.

Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të kryejnë hetim të plotë për t’i nxjerrë autorët para drejtësisë.

“I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.

Shpërthimin e ndodhur rreth mesnatës, e ka konfirmuar sot gjatë ditës zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, duke dhënë detaje se ka qenë granatë dore M75.

Share This Article