Shqipëri, 230 qytetarë të infektuar dhe 11 të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përditësoi situatën e pandemisë në 24 orët e fundit në vend.

Sipas MSHMS-së, janë kryer 1961 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 230 qytetarë, në këto bashki: 124 në Tiranë, 25 në Berat, 10 në Fier, 8 në Vlorë, Sarandë, 6 në Lushnjë, 5 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, Durrës, Kavajë, Dimal, 3 në Krujë, Mat, Këlcyrë, 2 në Mallakastër, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Lezhë, Dibër, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.

Janë 8012 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 11 humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv: një qytetar 51 vjeç nga Kruja, një qytetar 67 vjeç nga Vlora, një qytetar 69 vjeç nga Tirana, dy qytetarë 70 vjeç nga Pogradeci dhe Lushnja, një qytetar 73 vjeç nga Gramshi, dy qytetarë nga 74 vjeç nga Kavaja dhe Berati, dy qytetarë 78 vjeç nga Durrësi dhe Korça, një qytetar 79 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 266 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,377 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin e MSHMS-së.

Statistika (08 nëntor 2021)
Raste të reja ditore 230
Të shëruar në 24 orë 266
Të shtruar në spitale 176
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 1961

Testime totale 1,330,611
Raste pozitive 189,355
Raste të shëruara 178,377
Raste aktive 8012
Humbje jete 2966

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4257
Fier 817
Shkodër 467
Durrës 430
Vlorë 446
Gjirokastër 371
Elbasan 343
Berat 306
Korçë 219
Lezhë 172
Kukës 99
Dibër 85

Share This Article