Një tjetër pacient i prekur nga CoVid-19 ka ndërruar jetë sot në Shqipëri. Kjo e çon bilancin e viktimave në këtë vend në 30. Mësohet se pacienti ishte rreth 50-vjeç, ndërsa ishte në terapi intensive dhe kishte probleme të tjera shëndetësore.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme humbi jetën 73 vjeçari me iniciale H.K. nga Durrësi i cili ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute.
73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.