Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Gjatë takimit, Meta theksoi “rëndësinë e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe pjesëmarrjes në projekte dypalëshe e rajonale, veçanërisht në interes të qytetarëve të zonave ndërkufitare”.
“Kënaqësi të vlerësonim rëndësinë e marrëdhënieve shumë të mira të fqinjësisë mes dy vendeve tona, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, që duhen të forcohen edhe më tej në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit”, u shpreh presidenti.
Ai nënvizoi se “pjesëmarrja dhe roli aktiv i faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, është provë e qëndrimit të tyre të palëkundur në mbështetje të projektit euroatlantik dhe të reformave të rëndësishme për ndërtimin e shtetit multi-etnik”.




