Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Në një prononcim për mediat, Basha tha se do të vazhdohet roli së bashku si dy shtete që e kanë vazhduar krah për krah rrugëtimin e anëtarësimit në NATO dhe së shpejti do të jenë krah për krah për rrugëtimin në BE.
“Biseduam në kuadër të integrimit të vendeve, sfidave aktuale dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. Të vazhdojmë rolin së bashku si dy shtete që e kanë vazhduar krah për krah rrugëtimin e anëtarësimit në NATO dhe së shpejti do të jenë krah për krah për rrugëtimin në BE. I shpreha qëndrimet e njohura të PD-së për rolin e faktor shqiptar në Maqedoninë e Veriut si një garantuesi i stabilitetit demokratik dhe i shumë proceseve të rëndësishme.
Si marrëveshje e Prespës që i hapi rrugën fqinjët tonë për në NATO, po ashtu edhe në proceset politike për anëtarësim në strukturat evropiane. Po ashtu, edhe për të parë zbatimi ne plotë të masave dhe detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit. Ky është një vokacion i përhershëm i PD-së, dhe një interes madhor i bashkëpunimit madhor mes dy vendeve, si dhe një detyrim moral e kushtetues i republikës së Shqipërisë për shqiptarët kudo ndodhen”, tha Basha.
Ndërsa ministri Osmani u shpreh se raportet tona shtetërore i kanë kaluar nivelet e miqësisë së mirë, por janë shndërruar në një partneritet dhe në fqinjësi të mirë.
“Ashtu sikurse theksova më herët, raportet tona shtetërore i kanë kaluar nivelet e miqësisë së mirë, por janë shndërruar në një partneritet dhe në fqinjësi të mirë. Ka një afërsi mes njerëzve, bizneseve dhe institucioneve në të dyja anët e kufirit. Këto bashkëpunimi theksojnë aspiratat tona euroatlantike”, tha Osmani.