Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 1007 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 3849 mostrave.
Është hera e parë në Shqipëri që janë regjistruar mbi 1000 raste të reja brenda 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur gjashtë pacientë nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 581.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 80.941 raste me koronavirus, 1404 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 48.958, ndërsa janë 30.579 raste aktive.