Në Shqipëri ulet numri i rasteve të infeksionit me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste, duke e çuar në 678 numrin e të prekurve. Deri tani në Shqipëri janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, rreth 10% e totalit.
Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394. Ndërkohë në Kosovë numri i të shëruave ka shkuar në 159, ndërsa numri I të infektuar me virusin Korona është 669.
Autoritetet në Mal të Zi kanë njoftuar për tre raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. Numri i përgjithshëm ka arritur në 319. Aktualisht, 1,974 persona janë nën mbikëqyrjen mjekësore, ndërsa gjithsej 124 janë shëruar. Që nga fillimi i epidemisë së COVID-19, Mali i Zi ka regjistruar pesë vdekje të pacientëve me koronavirus.