Shqipëria eviton vetëm një skuadër pretendente, kuqezinjtë rrezikojnë shumë në Europian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Top-10 skuadrat pretendente të Europianit që luhet në verën e ardhshme janë Anglia, Franca, Gjermania, Spanja, Portugalia, Italia, Belgjika, Holanda, Danimarka dhe Kroacia.

Shqipëria rrezikon shumë në shortin e Europianit, i cili do mbahet me 2 dhjetor. Kjo pasi kuqezinjtë evitojnë vetëm 1 skuadër nga të fortat, ndërsa 9 të tjera janë rival potencial në grupe.

Nuk do mund të përballemi vetëm me Danimarkën, pasi është në vazon e dytë, aty ku është edhe Shqipëria. Tifozët e Kombëtares duhet të “kryqëzojnë gishtat”, pasi do na duhet vërtetë fat.

Skuadrat pretendente: Anglia, Franca, Gjermania, Spanja, Portugalia, Italia, Belgjika, Holanda, Danimarka dhe Kroacia

Skuadrat pretendente, rivalë të mundshëm të kuqezinjve: Anglia, Franca, Gjermania, Spanja, Portugalia, Italia, Belgjika, Holanda dhe Kroacia

Share This Article