Shqipëria humbet në Tiranë ndaj Ukrainës dhe bie në divizionin C të Ligës së Kombeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Ukraina arriti që të kalojë në epërsi që në minutën e pestë me anë të Oleksandr Zinchenkos i cili realizoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe mysafirët gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe me Roman Yaremchuk i cili realizoi me kokë për rezultatin 2-0.

Kërcënimi i parë nga Shqipëria erdhi në minutën e 24-të përmes Qazim Laçit i cili me një goditje vollej iu afrua golit.

Shqipëria ndryshoi rrënjësisht paraqitjen e saj në pjesën e dytë, duke rrezikuar në disa raste portën e Ukrainës.

Në minutën e 74-të kuqezinjtë fituan një penallti për shkak të një ndërhyrje të palejueshme nga portieri Trubin tek Rey Manaj.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Nedim Bajrami i cili shënoi për të ngushtuar shifrat në 2-1 duke çuar portierin në kahun e kundërt.

Pas këtij goli iniciativa kaloi tërësisht në anën e Shqipërisë, por përkundër përpjekjeve të tyre për të gjetur golin e barazimit, nuk ia dolën që ta evitojnë humbjen.

Kjo humbje tani do të thotë se Shqipëria me shtatë pikë pozicionohet e fundit në tabelë dhe kësisoj bie në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Share This Article