Basha falënderon Kosovën për ndihmën në luftën me zjarret

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka falënderuar Kosovën për ndihmën që po i jep Shqipërisë në luftën me zjarret.

Ai ka falenderuar Kosovën për solidaritetin dhe ndihmën e pakursyer.

“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore. Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Share This Article