ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez 4 hours ago
Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari 10 hours ago
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë 10 hours ago
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm! 10 hours ago
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria kryeson nesër debatin në KS, Rama: Nevojë për veprim shumëpalësh për zgjidhjen e problemeve

albnews by albnews
19 September, 2023
in Albania, Shqiperia
0
Shqipëria kryeson nesër debatin në KS, Rama: Nevojë për veprim shumëpalësh për zgjidhjen e problemeve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria do të kryesojë nesër (20 shtator) Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një videomesazhi nga Nju Jork.

Duke e konsideruar si takimin për të rëndësishëm për Ukrainë, që prej fillimit të pushtimit rus, kreu i qeverisë shqiptare uron që ky Debat të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë. I pranishëm në këtë Debat të Nivelit të lartë do të jetë edhe Presidenti ukrainas, Vladimir Zelenski (Volodymyr Zelensky).

RelatedPosts

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

Gara për Bashkinë e Tiranës, Luçiano Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane

“Si pjesë e programit të punës të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, nën kryesimin e Shqipërisë, Këshilli do të mblidhet nesër në atë që me gjasë, është takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia. Do të kem nderin të kryesoj këtë takim. Krerët e shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, si dhe, më gjerë, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara përfshi Ukrainën, do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide, jo vetëm rreth luftës që po zhvillohet dhe pasojave mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh.

Zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh. Do të jetë hera e parë, që prej fillimit të luftës, që Presidenti Zelensky do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit. Shpresoj që ky Debat i Hapur i Nivelit të Lartë të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë”, thotë Rama.

Sipas kryeministrit, Shqipëria do të vërë theksin te nevoja për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë, sipas tij, për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos të paqes e sigurisë.

“Duke qenë se vijmë nga një rajon ku lufta ka shkaktuar vuajtje të pamasë, jemi mjaft të ndërgjegjshëm për vlerën e paqes dhe përpjekjet monumentale që duhen për arritjen e, mbi të gjitha, për ruajtjen e saj. Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e Drejta Ndërkombëtare shtrojnë themelet e asaj çka quajmë siguri njerëzore. Ato përbëjnë një shkëputje nga e kaluara, me praktikën tradicionale të mbizotërimit , imponimit apo atë të “fuqishmit kanë të drejtë”. Ato sigurojnë barazi mes shtetesh dhe mjete paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ja pse Shqipëria ka vendosur të vendosë theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkët, sidomos të paqes e sigurisë, në diskutimin e Këshillit dhe, më gjerë, mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara”, përfundon Rama mesazhin e tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

21 September, 2025
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

21 September, 2025
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result