Shqipëria ka luajtur e barabartë në ndeshjen ndaj Islandës e përfunduar në barazim 1-1.
Kjo ishte ndeshja e parë në Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Laugardalsvollur në Reikjavik, të parët që shënuan ishte ekipi i Shqipërisë.
Taulant Seferi ishte në vendin e duhur në kohën e duhur duke shfrytëzuar një top të kthyer për ta zhbllokuar rezultatin dhe me epërsi prej një goli për kuqezinjtë, skuadrat shkuan në pushim.
Me të filluar gjysma e dytë, Jon Dagur Thorsteinsson e shënoi golin e barazimit për ekipin vendas (49’).
Deri në fund të takimit nuk pati gola të tjerë, ashtu që dy përfaqësueset i ndanë pikët dhe tani Islanda është lider me dy pikë pas dy barazimesh, ndërsa Shqipëria ka një pikë nga kjo ndeshje e vetme.