Shqipëria merr pjesë në manovrat NATO-Gjeorgji

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjeorgjisë, javën e ardhshme do të fillojnë trajnime ushtarake mes Gjeorgjisë dhe disa vendeve të NATO-s, mes të cilave edhe Shqipëria.

Manovrat e quajtura “NATO-GEO EX 19” do të mbahen në qendrën e përbashkët mes NATO-s dhe Gjeorgjisë për trajnim dhe vlerësim, si dhe në qendrën kombëtare për trajtim “Krtsanisi”, njofton ATSH.

Manovrat do të zhvillohen nga 18 deri 29 mars dhe do të jetë i pari i përbashkët mes NATO-s dhe Gjeorgjisë në nivel të brigadave shumëkombëshe dhe me asistencë kompjuterike.

Manovrat e para NATO-Gjeorgji u realizuan në vitin 2016 mes anëtarëve të NATO-s dhe vendeve partnere.

“NATO-GEO EX 19 është një trajnim i rëndësishëm për Gjeorgjinë dhe një moment shumë i rëndësishëm historik në forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe politik mes NATO-s dhe Gjeorgjisë”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Gjithsej 24 vende anëtare të NATO-s dhe vende partnere do të marrin pjesë në trajnim, duke përfshirë Shqipërinë, Belgjikën, Bullgarinë, Republikën Çeke, Gjermaninë, Danimarkën, Estoninë, Francën, Greqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Holandën, Norvegjinë, Poloninë, Portugalinë, Sllovakinë, Turqinë, SHBA-të, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Suedinë. Trupat humanitare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Departamenti për Operacione Paqeruajtëse pranë OKB-së dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjithashtu do të jenë të pranishme në këto manovra, duke mundësuar mbështetje dhe mbikëqyrje të drejtpërdrejtë për pjesëmarrësit në trajnim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply