Klubi i karatesë “Sharri” më i miri në turneun “Fushë Kosova open”

albnews
By
1 Min Read

Klubi i karatesë “Sharri” nga Ferizaj, ka zënë vendin e parë në turneun ndërkombëtar të karatesë “Fushë Kosova open”.

Në garë kanë marrë pjesë në shumë se 40 ekipe nga Kosova, Shqipëria Maqedoni dhe Mali i Zi.

Klubi më i trofeshëm ishte “Sharri”, pasi fitoi 16 medalje, 6 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 8 të bronzta.

Po ashtu Lijana Iseni nga ky klub, u shpërblye me kupë për moshat 7-10 vjeç.

Pas Sharrit në pozitën e dytë renditet klubi i karatesë “Drita” nga Gjilani, ndërsa në pozitën e tretë klubi i karatesë “Bijtë e shqipes” nga Shqipëria. Ndryshe, klubi i karatesë “Sharri” ka shënuare dhe suksese edhe në vitin 2018, në garat e mbajtura në Turqi, Maqedoni dhe Kosovë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply