Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Meta: Vendi ynë do e përmbushë me përgjegjësi këtë mision

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Shqipëria u zgjodh ditën e sotme anëtare e Sigurimit në OKB.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit teksa përshëndetur zgjedhjet e ditës së sotme është shprehur se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.

Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme.

Share This Article