Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka uruar vendin tonë për zgjedhjen si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB.
Yuri Kim përmes Twitter-it shkruan se Shtetet e Bashkuara presin që të punojnë me Shqipërinë më afër në rajon dhe në botë.
“Historia është bërë: Urime Shqipërisë për zgjedhjen për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara presin që të punojnë me Shqipërinë më afër në rajon dhe në botë. Urime!” uron Kim.