Shqipëria nis sot vaksinimin e personave mbi 18 vjeç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga sot do të nisë në Shqipëri java e hapur e vaksinimit për grupmoshën +18 vjeç në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri apel që çdo qytetar që i përket kësaj grupmoshe të drejtohet në çdo qendër shëndetësore apo vaksinimi në vend.

“Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anti-COVID”, shkroi Manastirliu.

Përgjatë ditëve të fundit numri i rasteve në Shqipëri ka pësuar rritje. Të dielën u konfirmuan 21 raste të reja.

Share This Article